© 2019 Rruga Drejt Suksesit

“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 6,500 pjesëmarrës që prej vitit 2016, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin.

Ideuar si event- trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progres të vazhdueshëm.

“Rruga drejt suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga drejt suksesit” përmbledh në 3 ditë, dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.

“Rruga drejt suksesit” ka potencialin të  transformojë rrënjësisht përvojën e çdo dite të jetës suaj. “Rruga drejt suksesit” do t’ju nxisë që të kërkoni më shumë nga jeta, duke u orientuar drejt zhvillimit personal e profesional, duke kuptuar se “magjia” ndodh vetën nëse çlirohemi nga ‘’vargonjtë’’ e bindjeve penguese, fillojmë të veprojmë dhe jetojmë sipas potencialit të vërtetë.

Në event trajnimin “Rruga drejt suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e ke në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi je ti ai që kontrollon totalisht sa ndikim do t’i lejosh realitetit të ketë në jetën tënde, tani apo edhe në të ardhmen.

Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.

Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.