Web_TOP.jpg

Event-trajnimi “Rruga Drejt Suksesit”

 

Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e  cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja.

 

Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!

Lexo më shumë...

ÇELËSI I FUQISË PERSONALE

bindjet, zakonet, synimet, besimi​

Pengesat më të mëdha janë në mendjen tonë dhe jo në mungesën e burimeve.

(Lexo më shumë)

ENERGJIA & VITALITETI

emocionet, zhvillimi, fokusi​

Një nga burimet kryesore të energjisë është zhvillimi i vazhdueshëm i vetes.

(Lexo më shumë)

MJEDISI I DUHUR PËR SUKSES

skuadra, filozofia, kultura, lidershipi

Në çdo ndërveprim, ose ndikojmë, ose ndikohemi

nga të tjerët.

(Lexo më shumë)

DREJT NJË JETE TË JASHTËZAKONSHME

vendimet, motivimi, zbatimi​

Motivimi është rezultat i dëshirës dhe i vullnetit tonë.

(Lexo më shumë)

DISA FJALË PËR VASIL NAÇI

Sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, filantrop.

Ai investon vazhdimisht në zhvillimin e vetes dhe kontribuon parreshtur për komunitetin.

Përgjatë 29 viteve ka krijuar mbi 15 sipërmarrje të suksesshme, duke përvetësuar parimet dhe ligjet e suksesit në biznes, mentalitetin e më të mirëve dhe duke i ndarë ato me të tjerët.

Lexo më shumë...

BLI TANI!

EasyPay Logo_.png

Për të rezervuar biletat, mund të kontaktoni pranë filialeve të MEI Realty dhe

pranë On Time Concept, në zyrat të AGNA Group.

Ndaje me miqtë:

  • Wix Facebook page
  • Instagram Social Icon

TË FTUAR SPECIALË

PYETJET MË TË SHPESHTA

Cilat janë datat për këtë event-trajnim virtual?


Event-trajnim është treditor. Ai fillon ditën e premte datë 20 Nëntor 2020 dhe përfundon ditën e dielë datë 22 Nëntor 2020.




Cilat janë oraret e event-trajnimit për secilën ditë?


Ky event-trajnim është në transmetim të drejtpërdrejtë online nga e premtja 20 nëntor deri të dielën 22 nëntor në oraret:

E premte 20 Nëntor 2020

Lidhja transmetimin: 30 minuta orarit të fillimit

Orari i event-trajnimit: 13.00 – 19.00 (ora e Tiranës) GMT+2

E shtunë 21 Nëntor 2020

Lidhja transmetimin: 30 minuta orarit të fillimit

Orari i event-trajnimit: 09.00 – 19.00 (ora e Tiranës) GMT+2

E dielë 22 Nëntor 2020

Lidhja transmetimin: 30 minuta orarit të fillimit

Orari i event-trajnimit: 09.00 – 19.00 (ora e Tiranës) GMT+2

“Rruga drejt suksesit” nga Vasil Naçi do të jetë një përvojë gjithëpërfshirëse, ndërvepruese dhe në tranmetim të drejtpërdrejtë online. Për të marrë vlerën maksimale nga ky event-trajnim është e rëndësishme të organizoheni duke rezervuar intervalet kohore të secilës ditë, çka do ju mundësojë të jeni të përqendruar dhe të gatshëm për të shijuar çdo moment.

Nëse jeni në një zonë tjetër gjeografike (orë lokale), ju sugjerojmë t’i zhvendosni angazhimet e javës së event-trajnimit, në mënyrë që të përfshiheni tërësisht në këtë event.

*Oraret e event-trajnimit janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë.





KU SHKOJNË TË ARDHURAT E EVENTIT?

Të ardhurat neto nga organizimi i këtij eventi do të shkojnë për bamirësi.

Të ardhurat neto të realizuara nga ky event shkojnë si kontribut për komunitetin, si një tjetër mënyrë tranformimi pozitiv në jetën e  pjesëtarëve të shoqërisë shqiptare.

Si një përpjekje për të kontribuar edhe për shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare, të gjitha të ardhurat neto nga ky event përdoren për projekte bamirësie.

Kështu në përfundim të eventeve të viteve 2016, 2017 dhe 2018, e në bashkëpunim me institucione të specializuara, stafi organizator i programit “Rruga drejt suksesit” ka shqyrtuar dhjetra situata në nevojë për të përzgjedhur më pas rastet që kërkonin ndërhyrje më emergjente.

Këto raste të përzgjedhura kanë qënë ato të institucioneve të kujdesit për fëmijët jetimë në qytetin e Durrësit. Pikërisht këto mjedise, ku jetojnë fëmijë të cilëve jeta u ka rezervuar mungesën e ngrohtësisë prindërore e të vatrës familjare, u vlerësuan dhe më pas u transformuan në “shtëpi familje” duke u krijuar fëmijëve kushte më të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin, element i cili përkon edhe me vetë misionin e programit “Rruga drejt suksesit”.

Organizatorë:

Na kontaktoni:

info@rrugadrejtsuksesit.com

On Time_logo-03.png

© 2020 Rruga Drejt Suksesit