© 2020 Rruga Drejt Suksesit

LOGO_RRDS_2017_Small_White.png

Energjia, përkushtimi, ambicja dhe besimi për sukses e ka shoqëruar që prej ditës së themelimit të kompanisë tij të parë e deri më sot në krye të Agna Group, e cila edhe mbas 28 vitesh është kompania numër 1 në FMCG në Shqipëri, me më shumë se 1,000 punonjës.

Diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e New York-ut në Pragë. Ndër vite ka ndjekur dhe ka marrë pjesë në programe të shumta trajnimi mbi zhvillimin personal, shitjet, lidershipin, marketingun, menaxhimin, etj, të zhvilluara nga trajnues të famshëm si: Philip Kottler, Brian Tracy, Jack Canfield, Tony Robbins, John C. Maxwell, Ken Blanchard, Bruce Lipton, Tom Hoping, etj.

Vasili është themelues dhe kryetar i Bordit Drejtues të “Agna Leadership Academy”. Ai lekton dhe trajnon për tema si: lidership, menaxhim, komunikim, mentalitet pozitiv, shitje, marketing, etj.

Përvojën dhe njohuritë e tij i ka sjellë si autor dhe bashkëautor në nëntë libra që trajtojnë tema të rëndësishme për suksesin në biznes dhe jetën personale, si: “Sjelljet e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Është rruga jonë, rruga drejt suksesit”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses”, “Si të bëhesh profesionist në shitje”, “Komunikimi dhe puna në skuadër”, “Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina”, “Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi”, “Roli i marketingut dhe kreativiteti”, “Ligjet e suksesit dhe burimet njerëzore”.

Sot, si sipërmarrës, si themelues dhe CEO i Agna Group, si ideator, krijues dhe lektor në Agna Leadership Academy, si trajnues i mbi 9,000 personave, dëshirat dhe ëndrrat shkojnë përtej arritjes personale. Sfida e brendshme e Vasilit është të kontribuojë për ta bërë komunitetin ku jetojmë çdo ditë, një vend më të mirë.

Pas 28 vitesh përvojë në biznes, por edhe investimi të parreshtur në njohuri, me besimin e patundur tek rëndësia e të qënit nxënës i përjetshëm çdo ditë dhe prej kujtdo, e kryesisht prej mësuesve më të mirë rajonalë e botërorë, Vasil Naçi ka zgjedhur të kontribuojë dhe ndajë me publikun e gjerë eksperiencën dhe mësimet e tij në biznes dhe në jetë, si mënyra më e çmuar dhe me rezultat afatgjatë për suksesin e çdo individi dhe organizate. Për këtë, që prej vitit 2016 ka krijuar dhe zhvillon programin e trajnimit motivues “Rruga Drejt Suksesit” me mbi 6,500 pjesëmarrës.